“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor për studenten në Iran që protestoi me të brendshme
Në nëntor të vitit 2024, Ahoo Daryaei u bë një nga figurat më të njohura të protestës kundër rregullave të detyrueshme të veshjes në Iran, pasi u filmua duke ecur me të brendshme në oborrin e Universitetit Islamik Azad në Teheran. Ngjarja ndodhi pasi, sipas një shoqeje të saj, hixhabi i kishte rrëshqitur nga koka dhe ajo u përball me persona të sigurisë së universitetit. Shoqja pretendon se gjatë përplasjes rrobat e saj u grisën dhe se, në shenjë revolte, Daryaei vendosi t’i hiqte vetë dhe të ecte në oborr vetëm me të brendshme. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u kthyen në simbol të rezistencës së grave iraniane ndaj rregullave të hixhabit. Sipas dëshmisë së shoqes, pas protestës Daryaei u arrestua...
Burimi:
vizionplus.tv