Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim
Demenca po shfaqet gjithnjë e më shumë tek moshat e treta. Në Shkodër, mjekët neuropsikiatër konstatojnë një rritje të rasteve. Të dhënat tregojnë se rreth 30 për qind e personave në moshat e avancuara shfaqin këtë sëmundje. Për mjekun neuropsikiatër Gjon Preçi, kontakti me familjarët e personave të prekur nga demenca është thuajse i përditshëm. “Rritja e moshë mesatare rrit mundësinë për t’u shfaqu demenca. Në 80 vjeç sipër shkon deri në 30%. Në 85 vjeçe sipër shkon në 50%. Numri i rasteve pra një në dy veta tre veta ke një me demencë. Nuk kemi ditë që ne nuk kemi një telefonatë ashtu një kontakt me familjarët për një problem të tillë që kanë me prind e tyre apo me këtë grupmoshë”, tha mjeku...
Burimi:
javanews.al