Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit
Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të reja për funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”. Thirrja u bë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili u ka bërë apel të rinjve dhe të rejave të aplikojnë për t’u bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Aplikimet do të jenë të hapura nga 17 gushti deri më 18 shtator 2026. Sipas ministrit Lamallari, procesi i përzgjedhjes do të bazohet në parimet e meritës, mundësive të barabarta, transparencës dhe integritetit. Më tej, Lamallari i ka ftuar të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një Shqipërie më të sigurt që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. “Shqipëria ka nevojë për njerëz që zgjedhin të shërbejnë...
Burimi:
javanews.al