Dita 79 e protestës/ Qytetarët shprehen të vendosur në kërkesën e tyre: dorëheqjen e Ramës!

Dita 79 e protestës/ Qytetarët shprehen të vendosur në kërkesën e tyre: dorëheqjen e Ramës!

Protesta e 79 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të një dite më parë, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe marshuan në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme. Në protestën e 78, fjalimet u mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë”, ndërsa qytetarët nisën marshimin në bulevardet e Tiranës. Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët prej ditësh janë bashkuar me protestat në kryeqytet. Protesta e 79 vjen pas më shumë se dy muajsh qëndresë të përditshme. Në protestat e fundit, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë...