I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

Ylli Zalla, një prej personave më të kërkuar nga policia, është arrestuar këtë të hënë në Krujë. Operacioni u finalizua nga Forcat Speciale RENEA. Zalla ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Dyshimet për atentatin në Rinas Zalla dyshohet nga autoritetet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 në Rinas. Hetimet e lidhin emrin e tij me sigurimin e armëve që dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes. Në kuadër të hetimeve, në banesën e Zallës në Fushë-Krujë janë zbuluar në periudha të ndryshme arsenale armësh dhe municionesh. Në një prej kontrolleve u gjetën armë, municion dhe pajisje të tjera, ndërsa në një tjetër kontroll policia...