Në kërkim prej 2025, arrestohet Ylli Zalla/ Një ditë më parë iu vendos tritol në banesë

Në kërkim prej 2025, arrestohet Ylli Zalla/ Një ditë më parë iu vendos tritol në banesë

Ylli Zalla është arrestuar, ka bërë me dije Ministria e Brendshme. Përmes një njoftimi, bëheet me dije se operacioni është organizuar nga forcat RENEA, Policia e Krujës, Tiranës dhe ‘Operacionalja.’ Zalla është i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit dhe i shpallur në kërkim pas zbulimit të arsenalit të armëve më 20 shkurt të këtij viti. Një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, çka bëri që makina e tij, tip ‘Benz’, të shkrumbohej. Njoftimi i Ministrisë Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP...