Pesë javët e para të kampionatit, FSHF cakton datat dhe oraret
Adriatik BALLA Kampionati do të startojë në fund të javës së ardhshme, pikërisht me ndeshjen e parë Vllaznia-Skënderbeu me 21 qershor. Kategoria Superiore e këtij sezoni do të luhet sipas një formati të ri, pra jo me “Final Four” por me një rregullore “play-off”-i të miratuar muaj më parë, formulë që parashikon që pas mbylljes së edicionit të rregullt skuadrat e para të renditjes bëjnë “play-off” me njëra-tjetrën dhe ata të fundtabelës bëjnë “play-out”, sipas një kalendari të përcaktuar. Vendimi për javët e para Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit është mbledhur dhe ka përcaktuar datat dhe oraret e pesë javëve të para të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2026-2027. Sezoni i ri i elitës së futbollit shqiptar do të nisë më...
Burimi:
sot.com.al