Ankth në Serie A: Sulmuesi 20-vjeçar në gjendje kome pasi rrezikoi të mbytej në pishinë, lufton me jetën

Ankth në Serie A: Sulmuesi 20-vjeçar në gjendje kome pasi rrezikoi të mbytej në pishinë, lufton me jetën

Momente ankthi te Cagliari për gjendjen e Yael Trepy. Sulmuesi 20-vjeçar është aktualisht i shtruar në spital, në njësinë e kujdesit intensive, pas një aksidenti të rëndë, gjatë pushimit të fundjavës së ekipit. Gjendja e futbollistit 20-vjeçar është serioze. Ai është shtruar në spital që nga mbrëmja e djeshme. Një skanim CT i kraharorit i kryer te sulmuesi zbuloi sasi të mëdha lëngu në mushkëritë e tij, gjë që po pengon shkëmbimin e oksigjenit. Për të parandaluar vuajtje të mëtejshme dhe për të lejuar trajtimin, mjekët po e mbajnë atë në komë të induktuar, nën monitorim të vazhdueshëm. Të dielën, më 16 gusht, ndërsa ndodhej në Sardenjën Veriore për disa ditë pushime pas fitores kundër Arezzo, lojtari gati u mbyt në një pishinë. I tradhtuar...