Manchester City gjen menjëherë trashëgimtarin e Rodri, nga Franca vjen për 100 milionë euro talenti 18-vjeçar maroken
17 Gusht 2026 13:06 Telesport Pas humbjes 3-0 ndaj Arsenal në finalen e Community Shield, skuadra e Manchester City po bën një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, duke investuar miliona. “Qytetarët” janë në negociata të avancuara me Lille për të blerë mesfushorin 18-vjeçar maroken, Ayyoub Bouaddi, i cili spikati gjatë Kupës së Botës. Klubi i Manchester thuhet se është gati të përfundojë transferimin e Bouaddi këtë javë për një tarifë afër 100 milionë eurove, duke mbushur vendin bosh të lënë nga Rodri, i cili tani është në prag të bashkimit me Barcelonën. Edhe trajneri i Lillë, Davide Ancelotti, konfirmoi fundjavën e kaluar bisedimet mes klubeve për lojtarin maroken.
Burimi:
telesport.al