Tani ose kurrë/ Sulmuesi shqiptar Armando Broja merr një tjetër shans për të bindur trajnerin
A ËSHTË KY SHANSI I FUNDIT PËR ARMANDO BROJËN? Sulmuesi shqiptar merr një tjetër mundësi te Bërnli, pasi është përfshirë në skuadër për përballjen ndaj Uest Hemit. Broja nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, por 24-vjeçari është mes alternativave në stol dhe mund të aktivizohet gjatë takimit. Vendimi vjen pas deklaratave të trajnerit Niki Hejen, i cili kishte bërë të qartë se Broja nuk ka probleme fizike dhe se stafi teknik po përpiqet ta përshtatë me ekipin. Sulmuesi shqiptar kishte mbetur jashtë skuadrës në ndeshjet e mëparshme, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij dhe hapësirën që do të ketë në ekip. Tashmë, mundësia është aty. Nëse Broja zbret në fushë ndaj Uest Hemit, minutat e tij mund të jenë vendimtare...
Burimi:
ntv.al