BOMBA E VERËS/ Rodri vishet kuqezi: Barcelona dhe City mbyllin marrëveshjen për 75 milionë euro
Telenovela e Rodrit ka marrë fund. Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, i cili pritet të bëhet pjesë e skuadrës katalanase nga sezoni 2026/27. Sipas mediave spanjolle dhe gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur për 75 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa Rodri do të firmosë një kontratë katërvjeçare me Barcelonën. Pas marrëveshjes mes drejtuesve sportivë Deco dhe Hugo Viana, tashmë mbeten vetëm procedurat e fundit: dokumentacioni, vizitat mjekësore dhe firma e futbollistit për zyrtarizimin e një prej transferimeve më të bujshme të verës. Negociatat nuk kanë qenë aspak të lehta. Manchester City e nisi me një kërkesë prej 90 milionë eurosh, ndërsa Barcelona kishte ofruar fillimisht 45 milionë euro plus bonuse. Katalanasit rritën ofertat gradualisht, ndërsa City uli pretendimet....
Burimi:
ntv.al