Diplomaci naive/ Kosova i dha mbështetje Ukrainës, Kievi i dhuroi Prishtinës një zarf me ‘JO’ 

Diplomaci naive/ Kosova i dha mbështetje Ukrainës, Kievi i dhuroi Prishtinës një zarf me ‘JO’ 

Pas invazionit rus, Kosova ishte një nga vendet më të zëshme në mbështetje të Ukrainës.  Megjithatë, pavarësisht kësaj mbështetjeje, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Për komentatorin politik, Petrit Zogaj, deklarata e Zelenskyt në Beograd është dëshmi se Kosova ka bërë gabime në pozicionimin e saj të fortë kundër invazionit rus në Ukrainë. Zogaj beson se pozicioni politik i Kosovës karshi kësaj lufte ishte i mbështetur edhe në një supozim naiv – kalkulimi se Serbia do të zgjidhte Rusinë, duke u izoluar kështu nga bota perëndimore dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitonte. Megjithatë ai vlerëson se humbja më e madhe diplomatike e Kosovës nuk është qëndrimi mosnjohës i Ukrainës, por mos anëtarësimi i Kosovës me Këshill të Evropës. “Përjashtimi i Rusisë nga...