Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë sërish para ndërtesës së Qeverisë, duke deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e Albin Kurtit në zyrat e kryeministrisë. Ata e cilësojnë kreun e Vetëvendosjes si “uzurpator” të postit. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se qëllimi i tyre është të kërkojnë që Kurti të respektojë institucionet dhe të shkojë në Kuvend për konstituimin e tij. Sipas Hoxhës, Kurti dhe ministrat e tij po qëndrojnë ilegalisht në detyrë që prej certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë se po e saboton Kuvendin dhe i bëri thirrje që të propozojë emrin për kryetar dhe të hapë rrugën për formimin e institucioneve. “Partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”,...
Burimi:
javanews.al