A është veriu i Kosovës gati për një reduktimin e KFOR-it?
Ishte një ditë e zakonshme gushti kur karabinierët italianë hoqën tendat e tyre në anën veriore të urës mbi lumin Ibër dhe, për herë të parë pas shumë vitesh, larguan përkohësisht të gjithë pikën e kontrollit të KFOR-it. Kjo shënoi fillimin e një tërheqjeje graduale të pranisë së përhershme të trupave të KFOR-it, misionit ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO, i cili është i vendosur në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 për të parandaluar konfliktet. Arsyeja e dhënë ishte “përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë”, megjithëse trupat mund të rikthehen në terren nëse zhvillimet e ardhshme e kërkojnë këtë. “Pasi procesi të përfundojë, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në gjithë veriun...
Burimi:
vizionplus.tv