Kriza politike në Kosovë, deputetët e PDK-së sërish para qeverisë: Kurti uzurpator

Kriza politike në Kosovë, deputetët e PDK-së sërish para qeverisë: Kurti uzurpator

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë edhe sot para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, duke thënë se nuk do ta lejojnë hyrjen e Albin Kurtit, të cilin e cilësuan si “uzurpator”. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se janë mbledhur para Qeverisë për t’i bërë një pyetje Kurtit, për të cilin tha se ka “uzurpuar” postin e kryeministrit, bashkë me ministrat e tij. Sipas Hoxhës, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, Kurti dhe ministrat e tij po qëndrojnë ilegalisht në pozitat që ushtrojnë edhe sot. Ajo tha se për këtë arsye janë mbledhur për të mos lejuar hyrjen e Kurtit në zyrat e Kryeministrisë. “Kurti duhet ta kuptojë që, në vend që ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty dhe të krijojë mundësinë...