Protesta e 78-të/ Protestuesit vijojnë revoltën kundër kryeministrit dhe qeverisë Rama: Shqipëria kërkon Revolucion!
Protestat në kryeqytet kanë hyrë dje në ditën e tyre të 78-të, ndërsa qytetarët kanë vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ajo e cila lindi fillimisht si një reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët dhe protestuesit e kanë quajtur “kastë politike”. Gjatë më shumë se dy muajve, tubimet janë shoqëruar me marshime në arteriet kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për ndryshim rrënjësor të sistemit politik. Gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve, një prej protestuesve deklaroi se rezistenca në shesh do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit, pavarësisht paralajmërimeve për mbylljen e tubimeve përpara fillimit të muajit shtator. Protestuesi konfirmoi vendosmërinë e tubuesve për të mos u larguar nga...
Burimi:
sot.com.al