‘Tregu audioviziv rrezikohet nga monopolizimi’/ Bozdo: AMA po refuzon të reagojë ndaj ankesave të operatorëve kabllorë
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, kërkoi nga Autoriteti i Konkurrencës dhe AMA ndërhyrje të menjëhershme për situatën e krijuar mes rreth 65 operatorëve kabllorë dhe kompanive që ofrojnë përmbajtje televizive me pagesë. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Bozdo tha se operatorët po përballen me kërkesa për rritje çmimesh, ndryshime të njëanshme të kushteve kontraktuale dhe kërcënime për ndërprerjen e sinjalit. Sipas tij, këto praktika rrezikojnë konkurrencën në treg dhe mund të sjellin rritje të çmimeve për rreth 500 mijë familje shqiptare. Deputeti kërkoi hetimin e pozitës së Digitalb dhe Tring në tregun e Pay TV, si dhe verifikimin nëse operatorët kabllorë kanë alternativa reale për sigurimin e përmbajtjes. Bozdo kritikoi edhe AMA-n, duke deklaruar se institucioni është njohur prej muajsh me ankesat e operatorëve,...
Burimi:
syri.net