Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën, u ekstradua nga Britania
Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masës së sigurisë caktuar në mungesë ndaj 31 vjeçarit të ekstraduar së fundmi nga Britania Xhuliano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Dronovicë të Beratit, teksa operacioni u krye që në nëntor të 2022. Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe Prokurores Eëida Kaçkini, Hoxha nuk ka paraqitur asnjë pretendim në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi. Hoxha u prangos në Angli në tetor të vitit të shkuar, ndërsa prillin e kaluar GJKKO i kishte caktuar edhe masën e arrestit me burg. Gjatë operacionit, u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra që ishin punësuar për të pastruar lëndën hashashim. Sera ishte në pronësi të...
Burimi:
syri.net