I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

KRUJË- Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA për kapjen e Ylli Zallës, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2025. Ai u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë në Krujë. Lajmin e konfirmoi vetë ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili përgëzoi realizmin me sukses të operacionit për kapjen e Zallës. Burime konfirmojnë se në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me kallashnikov me tre krehëra fishekë. Ai qëndronte i fshehur në një zonë të pyllëzuar, pranë banesës së tij në fshatin Zallë. Zona ku fshihej Zalla u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron të teknologjisë se larte ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë...