Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

Ylli Zalla është arrestuar këtë të hënë (17 gusht 2026) nga Policia e Shtetit, pas nëntë muajsh në kërkim. 49-vjeçari u kap në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisë”, pas një serie operacionesh të dështuara për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Sipas Ministrisë së Brendshme, në operacion morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Por kush është Ylli Zalla dhe përse prej nëntorit të vitit 2025 ishte një nga personat më të kërkuar nga policia? Në kërkim pas atentatit në Rinas Emri i Ylli Zallës doli në vëmendje të policisë në nëntor 2025, pak ditë pas atentatit mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani...