Zhupa kundër Kumbaros: Vetëm një autor shqiptar në 10 librat e rekomanduar për nxënësit
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj listës me 10 libra të rekomanduar nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për nxënësit gjatë periudhës së verës. Zhupa ngre shqetësimin se në listë vetëm një prej veprave është nga një autor shqiptar, një përfaqësim i pamjaftueshëm i letërsisë vendase. Deputetja demokrate thekson gjithashtu vështirësitë me të cilat përballen sot autorët shqiptarë për t’u promovuar dhe për të gjetur lexues, ndërsa të rinjtë janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të huaja përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale. Reagimi i plotë: Nuk është normale që nga 10 libra që Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u rekomandon nxënësve për të lexuar gjatë verës, vetëm 1 të jetë nga një autor shqiptar. “Kronikë në...
Burimi:
gijotina.com