Lepenica: 14 martirët e Qafë- Valmirit nuk harrohen, krimet e komunizmit nuk mund fshihen nga trashëgimtarët e tyre politikë!

Lepenica: 14 martirët e Qafë- Valmirit nuk harrohen, krimet e komunizmit nuk mund fshihen nga trashëgimtarët e tyre politikë!

Drejtuesi i Departamentit të ish-të Përndjekurve Politikë në PD, Shkëlqim Lepenica, kujtoi 14 viktimat e masakrës së Qafë-Valmirit, në 77-vjetorin e ekzekutimit të tyre nga regjimi komunist. Në një reagim në rrjetet sociale, Lepenica kërkoi zbardhjen e krimeve të diktaturës dhe kritikoi përpjekjet për relativizimin apo harrimin e së kaluarës komuniste. “Qafë-Valmiri nuk harrohet! 14 viktimat nuk harrohen! Krimet e komunizmit nuk harrohen!”, u shpreh ai. Reagimi i plotë: “QAFË-VALMIRA NUK HARROHET! KRIMET E DIKTATURËS NUK FALEN, KRIMINELËT DHE TRASHËGIMTARËT E TYRE POLITIKË NUK MUND TA FSHIJNË TË VËRTETËN!” Sot mora pjesë ne takimin e organizuar ne Shpal te Mirdites për të kujtuar një nga krimet më të rënda të diktaturës komuniste. Më 17 gusht 1949, në Qafë-Valmirë, 14 burra u ekzekutuan nga regjimi komunist....