“Paralizohet” lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, asnjë anije mallrash nuk kaloi të dielën
Trafiku tregtar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivele thuajse minimale, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve ndaj anijeve në këtë zonë strategjike. Sipas të dhënave të kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler, vetëm 5 anije transporti mallrash kaluan nëpër ngushticë të shtunën, 15 gusht, ndërsa të dielën, 16 gusht, nuk u regjistrua asnjë kalim. Një fundjavë më parë ishin regjistruar 31 kalime. Ngushtica është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit energjetik në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm të transportuar në det. Situata është përkeqësuar pas sulmeve të fundit ndaj tre anijeve të operuara nga kompania shtetërore energjetike e Emirateve të Bashkuara Arabe, ADNOC. Këto incidente kanë bërë që kompanitë e...
Burimi:
vizionplus.tv