Gomerët pushtojnë rrugët e Karaçit, gara tradicionale bëhet spektakël për Pavarësinë e Pakistanit

Gomerët pushtojnë rrugët e Karaçit, gara tradicionale bëhet spektakël për Pavarësinë e Pakistanit

Një garë e pazakontë me karroca të tërhequra nga gomarë u zhvillua në Karaçi të Pakistanit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe duke sjellë një pamje të veçantë në rrugët e një prej qyteteve më të mëdha të vendit. Gara u zhvillua më 16 gusht 2026, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për festimet e Ditës së Pavarësisë së Pakistanit. Dhjetëra gomarë garuan në një qark rreth dy kilometra të gjatë, i krijuar në rrugët e qytetit, të cilat u mbyllën përkohësisht për trafikun. AFP - Asif Hassan Përgjatë itinerarit u mblodhën spektatorë të shumtë, të cilët ndoqën garuesit teksa përpiqeshin të përshkonin sa më shpejt distancën. Karrocat e vogla me dy rrota, të drejtuara nga garuesit, krijuan një atmosferë të pazakontë festive në rrugët...