Skadon armëpushim SHBA- Iran, bota pret me ankth negociatat mes Uashingtonit e Teheranit
Këtë të hënë skadon armëpushimi 60-ditor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa shpresat për një marrëveshje të re mbeten të zbehta. Përfundimi i afatit vjen në një moment kur negociatat mes Uashingtonit e Teheranit kanë ngecur dhe tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm. Palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit. Përpjekjet diplomatike po vijojnë përmes ndërmjetësve, por deri tani pa një rezultat konkret. Teherani dhe Uashingtoni mbeten të ndarë veçanërisht për çështjen e Ngushticës së Hormuzit, bllokadës detare dhe kushteve për rikthimin në një marrëveshje më të qëndrueshme. Në terren, situata mbetet e brishtë. Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa sulmet ndaj anijeve dhe kërcënimet për masa të reja ekonomike kanë shtuar...
Burimi:
vizionplus.tv