Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit shqetësojnë NATO-n, Varshava brenda rrezes së goditjes

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit shqetësojnë NATO-n, Varshava brenda rrezes së goditjes

Rusia dyshohet se ka krijuar baza sekrete nga të cilat mund të lëshohen dronë të avancuar me rreze të gjatë veprimi, të aftë për të goditur objektiva thellë në territorin e vendeve të NATO-s. Të dhënat dalin nga një investigim i publikuar nga gazeta britanike The Telegraph. Sipas investigimit, janë identifikuar 10 baza  të reja lëshimi, të projektuara për dronët kamikazë të gjeneratës së fundit dhe me rreze të gjatë veprimi që po zhvillon Moska. Disa prej këtyre instalacioneve dyshohet se janë përdorur tashmë në sulmet ruse ndaj Ukrainës. Vendndodhja e tyre pranë kufijve i jep Rusisë mundësi të kryejë sulme ajrore në shkallë të gjerë. Russia has installed secret bases capable of firing high-powered drones deep into Nato territory. A Telegraph investigation can reveal...