Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë më të sigurta falë kësaj marrëveshjeje
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme. Marrëveshja e nënshkruar në Mekë më 7 gusht parashikon bashkëpunim në mbrojtjen kolektive dhe një koordinim më të ngushtë ushtarak mes tre vendeve. Në reagimin e tij, Trump u shpreh I lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes dhe e vlerësoi atë si një zhvillim pozitiv për rajonin. “Jam shumë i lumtur të shoh se Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani së fundmi kanë nënshkruar marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes”, tha Trump. Trump e sheh marrëveshjen si një shenjë të afrimit mes vendeve të rajonit dhe të përpjekjeve të tyre...
Burimi:
vizionplus.tv