Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin të martën

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin të martën

Meta përballet të martën me një nga sfidat më të mëdha ligjore në historinë e saj, pasi nis një gjyq i ngritur nga 30 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun. Shtetet akuzojnë kompaninë se platformat Instagram dhe Facebook kanë synuar dhe dëmtuar përdoruesit e mitur, duke shkelur ligjet federale dhe shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve. Paditësit kërkojnë nga Meta më shumë se 1 trilion dollarë dëmshpërblim, si dhe ndryshime të thella në mënyrën se si funksionojnë platformat. Mes kërkesave janë verifikimi i prindërve për përdoruesit adoleshentë, kufizimi i algoritmeve që synojnë të mbajnë të rinjtë sa më gjatë online, heqja e numrit të “like”-ve, ndalimi i lëvizjes së pafundme në platformë dhe kufizimi i njoftimeve. Shtetet pretendojnë se Meta ka përdorur funksione të dizajnuara...