Zjarr masiv në Salaminë të Greqisë, gjendet i vdekur një çift të moshuarish

Zjarr masiv në Salaminë të Greqisë, gjendet i vdekur një çift të moshuarish

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në Salaminë të Greqisë ka marrë një kthesë tragjike, pasi gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve janë gjetur dy trupa të pajetë. Dy viktimat dyshohet se janë një çift të moshuarish, të cilët mbetën të bllokuar në zonën e Peristerit, pranë vendit ku shpërtheu zjarri. Situata është rënduar nga erërat e forta, të cilat kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Autoritetet kanë klasifikuar ditën si me rrezik shumë të lartë për zjarre, në Kategorinë 4. Sipas të dhënave zyrtare, Qendra Operacionale e Zjarrfikësve u njoftua për zjarrin në orën 14:43, ndërsa brenda vetëm katër minutash, të favorizuara nga erërat e fuqishme, flakët u përhapën në mënyrë të pakontrolluar. Aktualisht zjarrfikësit po përballen me dy fronte aktive. Më i...