Kriza në Kosovë/ PDK dhe AAK refuzuan ftesën, reagon Haxhiu: E gabuar dhe e pamatur! Pa marrëveshje, sërish zgjedhje

Kriza në Kosovë/ PDK dhe AAK refuzuan ftesën, reagon Haxhiu: E gabuar dhe e pamatur! Pa marrëveshje, sërish zgjedhje

Pasi PDK dhe AAK refuzuan ftesën për takim, ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu thotë se pa një marrëveshje për Presidentin, vendi do të shkojë sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme. Të gabuar dhe të pamatur e cilëson Haxhiu refuzimin e ftesës nga dy partitë opozitare të cilat thotë se kanë mungesë vullneti për të tejkaluar pozicionet bllokuese. Sipas saj, tre procese zgjedhore rresht me rezultate të përafërta janë dëshmi se pa dialog politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara. Ndërkohë Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i cili nuk dërgoi përfaqësues në takim tha se ftesa është tentativë manipulimi për afatet. Ftesën e Haxhiut dhe Kurtit për takim e refuzoi edhe AAK. Lidhja Demokratike është partia e vetme...