DIVA 2025, Tatimet: 39 940 individë përfitojnë 6,4 milionë euro rimbursime

DIVA 2025, Tatimet: 39 940 individë përfitojnë 6,4 milionë euro rimbursime

Vijon procesi i rimbursimit për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025, ku deri tani janë 39 940 individë përfitues nga tatimi i mbipaguar dhe zbritja për fëmijët. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vlera totale e rimbursimeve për këta individë arrin në 6,4 milionë euro. Administrata Tatimore vijon procesin e rimbursimit për individët që kanë rezultuar përfitues në kuadër të DIVA 2025, duke përfshirë rastet e tatimit të mbipaguar dhe përfitimet nga zbritja për fëmijët. Rimbursimi i tatimit të mbipaguar dhe zbritja për fëmijët janë pjesë e mekanizmave të parashikuar në kuadër të deklarimit vjetor të të ardhurave, me qëllim kthimin e shumave që u takojnë individëve përfitues.