Kriza e strehimit në Shqipëri, apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

Kriza e strehimit në Shqipëri, apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

Shqipëria po përballet me një kontrast gjithnjë e më të fortë në tregun e banesave. Vitet e fundit janë ndërtuar mijëra apartamente të reja, sidomos në Tiranë dhe në bregdet, kredia për strehim është zgjeruar me ritme të larta dhe një pjesë e kërkesës po vjen edhe nga të huajt. Megjithatë, për një familje që mbështetet kryesisht te paga, blerja e një banese është bërë gjithnjë e më e vështirë, për të mos thënë, krejtësisht e pamundur. Kjo, pasi çmimet e apartamenteve janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat. Paradoksi shqiptar me strehimin lidhet me faktin se një pjesë e madhe e apartamenteve nuk janë aty ku kërkohen ose nuk kanë çmimin që mund të paguajë një familje mesatare. Ndërkohë, rritja shumë më e...