Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, Koçiu: Punimet e Fazës III vijojnë me ritme të larta

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, Koçiu: Punimet e Fazës III vijojnë me ritme të larta

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka ndarë dje pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës, një prej akseve kryesore rrugore të vendit. Sipas Koçiut, punimet për Fazën III të zgjerimit po vijojnë me ritme të larta, me synim transformimin e një prej korridoreve më të rëndësishme të qarkullimit në një infrastrukturë moderne dhe me standarde europiane. Investimi synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e zonave përgjatë aksit Tiranë–Durrës. Njëkohësisht, kanë përfunduar përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës. Koçiu e cilësoi investimin si pjesë të punëve dhe investimeve konkrete në infrastrukturën e vendit, duke e lidhur atë me objektivin e...