Zjarr prej 3 ditësh në malin e Tërbunit, mungon ndërhyrja nga ajri
Prej tre ditësh, zjarri vijon të përparojë në malin e Tërbunit në Pukë, ndërsa përballja me flakët po bëhet kryesisht nga zjarrfikësit dhe Shërbimi Pyjor. Të favorizuara nga era e fortë, flakët po përhapen me ritme të larta, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren. Për situatën kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit. Rreziku është shtuar edhe për zonat e banuara. Flakët mund të zbresin në drejtim të fshatrave të njësisë administrative Gjegjan, duke kërcënuar banorët dhe pronat e tyre.
Burimi:
gijotina.com