Hayden Panettiere, ylli i ”Heroes” dhe ”Nashville”, vdes në moshën 36-vjeçare

Hayden Panettiere, ylli i ”Heroes” dhe ”Nashville”, vdes në moshën 36-vjeçare

Showbiz E Hënë, 17 Gusht 2026 10:06 Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes“ dhe “Nashville“, si dhe në filmat e serisë “Scream”, ka vdekur në moshën 36-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e saj përmes një deklarate të bërë publike nga përfaqësuesja e aktores. Babai i saj, Skip Panettiere, e përshkroi Hayden si një person të jashtëzakonshëm që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim të madh njerëzve që e njihnin dhe miliona fansave që e kishin ndjekur në ekran. Familja ka kërkuar privatësi ndërsa përballet me humbjen e rëndë. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Sipas raportimeve të fundit, rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar dhe autoritetet nuk kanë dhënë deri tani një shpjegim zyrtar...