Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera
Mali i Zi po përballet me disa vatra të mëdha zjarri që kanë përfshirë pesë bashki të vendit, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca të shumta nga toka dhe ajri për të vënë situatën nën kontroll. Sipas autoriteteve malazeze, zjarret janë aktive në Herceg Novi, Ulqin, Nikshiq, Kotor dhe Bar. Zonat më problematike mbeten Herceg Novi, ku flakët kanë përfshirë aksin Baošići–Bijela–Zelenika, dhe Ulqini, ku zjarri vijon në zonat Vladimir, Klezna, Gaç, Zoganje dhe Briska Gora. Ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviç, deklaroi se prioritet i operacionit është mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurive natyrore, ndërsa të gjitha kapacitetet po përqendrohen në zonat ku situata është më kritike. Për shuarjen e flakëve në Ulqin janë angazhuar një avion Antonov AN-32P dhe një helikopter i Ushtrisë...
Burimi:
sot.com.al