Tronditet Hollywood-i, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur Hayden Panettiere

Tronditet Hollywood-i, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur Hayden Panettiere

Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet e suksesshme “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, Skip Panettiere, i cili përmes një deklarate për mediat tha se familja është e zhytur në pikëllim pas humbjes së aktores. “Hayden ishte një dritë e jashtëzakonshme dhe një forcë e natyrës, që u solli dashuri dhe gëzim të pafund të gjithë atyre që e njihnin dhe miliona njerëzve që e ndiqnin në ekran”, u shpreh ai. Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së saj nuk janë bërë ende të ditura. Familja ka kërkuar privatësi ndërsa përballet me humbjen. Panettiere e nisi karrierën si aktore fëmijë, duke u shfaqur në vetëm katër vjeç në serialin amerikan...