“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili
Aeroporti i Katanias në Itali ka vendosur kufizime të reja për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna dhe përhapjes së hirit vullkanik në atmosferë. Deri në orën 14:00 të së hënës, 17 gusht, lejohen vetëm 5 avionë në orë për mbërritje, ndërsa fluturimet në nisje vijojnë pa kufizime. Autoritetet u bëjnë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit. Situata është përkeqësuar pas rritjes së aktivitetit shpërthyes në kraterin Voragine, ndërsa lëkundjet vullkanike kanë arritur sërish nivele shumë të larta. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa udhëtarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të informohen vazhdimisht për çdo ndryshim të mundshëm. Shpërthimi I vullkanit vjen në kulmin e sezonit të pushimeve verore.
Burimi:
javanews.al