Pse alarmi quhet ‘sirenë’?

Pse alarmi quhet ‘sirenë’?

Nëse e njeh historinë e Odisesë së Homerit, ose ke parë përshtatjen e saj të fundit në ekranin e madh, atëherë me siguri ke dëgjuar për Sirenat monstruoze që luajnë një rol në udhëtimin e Odiseut drejt shtëpisë. Odiseja nuk është i vetmi tregim i lashtë ku shfaqen këto krijesa, por përshkrimi i Homerit është ndoshta më i njohuri. Sipas tij, Sirenat, të paraqitura si krijesa monstruoze me krahë, gjysmë gra e gjysmë zogj gjigantë, banonin në një ishull grek. Ato këndonin një këngë aq magjepsëse, saqë kushdo që e dëgjonte nuk mund t’i rezistonte tundimit për t’u afruar. Më pas, ai dhe anija e tij përplaseshin mbi shkëmbinjtë e bregut dhe shkatërroheshin. Te Odiseja, Odiseu dhe njerëzit e tij detyrohen të gjejnë një zgjidhje...