“La Traviata”, nga partitura e Verdit te skena shqiptare e operës

“La Traviata”, nga partitura e Verdit te skena shqiptare e operës

Një nga kryeveprat më të njohura të kompozitorit Giuseppe Verdit, opera “La Traviata”, erdhi në fund të shtatorit 2025 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përmes një produksioni të ri nën regjinë e Hugo De Ana. E interpretuar nga tre kaste artistësh dhe nën dirigjimin e maestro Francesco Ommassini, kjo vepër u shfaq për katër mbrëmje para publikut të TKOB-së, duke sjellë një tjetër përmasë të repertorit operistik në skenën shqiptare. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar në rrjete sociale edhe pamje nga ky produksion, duke sjellë momente nga skena dhe interpretimet e artistëve që i dhanë jetë operës “La Traviata”. Historia tragjike e Violetës, personazhit kryesor të operës “La Traviata”, e mbështetur mbi romanin “Zonja me kamelie” të Aleksandër...