Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen në Itali nga 21 gushti deri më 3 shtator. Kosova do të marrë pjesë me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, në 21 sporte. Ky është ekipi më i madh që Kosova ka dërguar ndonjëherë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe. Në ceremoninë e prezantimit u bë edhe dorëzimi i flamurit të Kosovës për bartësit e tij në ceremoninë hapëse. Në mungesë të përfaqësuesve të xhudos, të cilët do t’i bashkohen ekipit më vonë për shkak të kalendarit të garave, flamuri iu dorëzua boksieres Donjeta Sadiku dhe taekwondistit Bleron Ademi nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Presidenti...