Vdes në moshën 36-vjeçare aktorja e “Heroes” dhe “Nashville”, Hayden Panettiere

Vdes në moshën 36-vjeçare aktorja e “Heroes” dhe “Nashville”, Hayden Panettiere

Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj për ABC News, ndërsa familja kërkoi privatësi gjatë kësaj periudhe. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Në një deklaratë të familjes, babai i saj, Skip Panettiere, e përshkroi aktoren si “një dritë të jashtëzakonshme” dhe një forcë që u solli dashuri dhe gëzim të pafund të gjithë atyre që e njihnin, si dhe miliona shikuesve që e ndoqën në ekran. Panettiere e nisi karrierën si aktore që në fëmijëri dhe u bë e njohur fillimisht për rolin në filmin “Remember the Titans”, ndërsa ishte edhe zëri i personazhit Dot në filmin e animuar të Pixar,...