Kushner në mision për Gazën, takim me Netanyahun në Izrael pas bisedimeve me Hamasin
I dërguari presidencial amerikan Jared Kushner pritet të takohet sot në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të çuar përpara planin e Donald Trump për Rripin e Gazës. Takimi vjen një ditë pasi Kushner zhvilloi bisedime në Egjipt me drejtues të Hamasit, ndërsa plani amerikan mbetet i bllokuar për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve. Në qendër të diskutimeve është çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja graduale e forcave izraelite nga Gaza. Hamasi ka deklaruar se pranon udhërrëfyesin amerikan, ndërsa Netanyahu e ka kundërshtuar atë dhe ka këmbëngulur se çdo tërheqje izraelite duhet të paraprihet nga një çarmatim i plotë dhe i verifikueshëm i Hamasit. Gjatë takimit në Egjipt me drejtuesin politik të Hamasit, Khalil al-Hayya, Kushner kërkoi hapa...
Burimi:
vizionplus.tv