Kaja Kallas: Në vjeshtë prezantojmë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Kaja Kallas: Në vjeshtë prezantojmë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bota E Hënë, 17 Gusht 2026 11:48 Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, e cila, sipas saj, do të jetë më ambiciozja që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Kallas tha se gjatë vjeshtës do të propozojë një listë të re masash që synojnë të zgjerojnë ndjeshëm numrin e subjekteve ruse të përfshira në regjimin e sanksioneve të BE-së. “Këtë vjeshtë, unë po propozoj listën më ambicioze të sanksioneve që nga fillimi i luftës. Pasi të miratohen, këto masa do ta rrisin menjëherë numrin e përgjithshëm të subjekteve ruse që i nënshtrohen sanksioneve me një të tretën”, deklaroi Kallas. Sipas përfaqësueses së lartë të...