Shifrat zbulojnë dramën/ Pensionistët marrin vetëm 30% të pagës, të fundit në Europë
Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me një nga sfidat më të mëdha sa i përket raportit mes pensionit dhe pagës. Të dhënat e cituara nga Eurostat tregojnë se raporti i përgjithshëm i zëvendësimit në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga 0.43 në vitin 2019 në 0.30 në vitin 2023. Kjo do të thotë se pensioni mesatar bruto në Shqipëri përfaqëson rreth 30% të pagës mesatare të grupmoshës 50–59 vjeç, sipas të dhënave të disponueshme për vendin tonë. Krahasimi me vendet europiane tregon një diferencë të konsiderueshme. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 0.57–0.60, ndërsa disa vende të Europës Jugore, si Greqia, Italia dhe Spanja, regjistrojnë nivele edhe më të larta, rreth 0.75–0.78. Edhe në rajon Shqipëria...
Burimi:
ntv.al