Renea në aksion/ Merr fund gjuetia për Ylli Zallën, arrestohet në Krujë-Detaje
Ka marrë fund arratia e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe i dyshuar nga autoritetet për lidhje me hetimet mbi atentatin e ndodhur në Rinas në nëntor të vitit 2025. Zalla është arrestuar në Krujë gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë. Pamjet e operacionit janë publikuar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij ishte zbuluar një arsenal armësh. Kontrolle të cilat u kryen në kuadër të hetimeve për atentatin në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi...
Burimi:
ntv.al