I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës

I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës

I armatosur me një automatik kallashnikov me 2 karikatorë dhe i fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, kështu është kapur i shumëkërkuari Ylli Zalla gjatë një operacioni blic në Krujë. Sipas raportimeve, banesa ku strehohej i kërkuari është mbajtur prej ditësh nën vëzhgim me dronë të teknologjisë së lartë “Bayraktar” nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, çka kanë mundësuar lokalizimin e saktë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve për kapjen e të shumëkërkuarit. Dronët “Bayraktar” janë pjesë e flotës që u blenë nga Turqia. Ata fluturojnë në lartësi të mëdha dhe janë të vështirë për t’u identifikuar, ndërsa ofrojnë pamje me rezolucion shumë të lartë. Lajmi për prangosjen e Ylli Zallës u konfirmua këtë të hënë nga...