U ekstradua nga Britania/ GJKKO lë në burg 31-vjeçarin, Xhuliano Hoxha
Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masës së sigurisë arrest ne burg caktuar në mungesë ndaj 31 vjeçarit të ekstraduar ditën e djeshme nga Britania Xhuliano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Dronovicë të Beratit, teksa operacioni u krye që në nëntor të 2022. Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe Prokurores Elida Kaçkini, Hoxha nuk ka paraqitur asnjë pretendim në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi. Hoxha u prangos në Angli në tetor të vitit të shkuar, ndërsa prillin e kaluar GJKKO i kishte caktuar edhe masën e arrestit me burg. Gjatë operacionit, u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra që ishin punësuar për të pastruar lëndën hashash. Sera...
Burimi:
sot.com.al