“Shtatë persona…”/ Zjarri në hotelin e Vlorës, gazetari jep detajet: Priza e frigoriferit dyshohet se shkaktoi flakët

“Shtatë persona…”/ Zjarri në hotelin e Vlorës, gazetari jep detajet: Priza e frigoriferit dyshohet se shkaktoi flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit 2026 një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar panik të madh te pushuesit. Në momentin e ngjarjes, në hotel ndodheshin rreth 35 persona. Sipas gazetarit Gentjan Këllçiu, zjarri nisi në katin e parë të godinës, ku prej vitesh funksionon një bar-restorant, ndërsa kati i dytë shërben si hoteleri. Nga të dhënat paraprake, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në prizën ku ishte vendosur një frigorifer. Flakët u përhapën me shpejtësi nga kati i parë drejt katit të dytë, ndërsa tymi i dendur pushtoi ambientet ku ndodheshin turistët. Për shkak të panikut dhe pamundësisë për të dalë nga godina në mënyrë normale, disa prej...