Zjarret në Dibër, 3 vatra aktive/ Flakët në Lurë pranë banesave, rrezikohet përhapja drejt Matit

Zjarret në Dibër, 3 vatra aktive/ Flakët në Lurë pranë banesave, rrezikohet përhapja drejt Matit

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Dibrës, ndërsa autoritetet kanë angazhuar dhjetëra forca për monitorimin dhe përballimin e situatës. Vatra kryesore ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, ku gjatë natës zjarri ka pasur zhvillime të pakta në tre drejtime: nga Gura e Lurës, nga Fushë-Lura dhe mbi fshatin Borie Lurë. Sipas vlerësimit të autoriteteve, një nga vatrat zhvillohet në një perimetër pranë banesave, por deri tani nuk ka pasur zgjerim të tij. Situata duket e qetë në orët e para të mëngjesit, por me rritjen e temperaturave pritet që terreni të bëhet më i vështirë dhe disa vatra mund të dalin jashtë kontrollit. Për përballimin e situatës në Lurë janë angazhuar 180 forca nga bashkia, MZSH, shërbimet pyjore, ADZM dhe njësitë...